Struga, festat e një majit nuk i përmbushin pritshmëritë

Struga

Struga, festat e një majit nuk i përmbushin pritshmëritë

Më: 30 prill 2018 Në ora: 18:14
Struga

Promovimi i fetave nuk i kanë përmbushur pritjet e punëtorëve hotelerik dhe turistik nga Struga. Është pritur më shumë të përmbushen kapacitetet e tyre, prandaj i bëjnë thirrje komunës që t’ju ndihmojë.

“Presim nga udhëheqja lokale që të jenë më aktiv. Nga ajo çka jam i informuar nga agjencitë janë paralajmëruar mjaft mysafir nga vendi dhe jashtë. Por, qeverisja lokale duhet të jetë më shumë e tërheqëse sepse Struga është qyteti më i bukur në Maqedoni dhe do të jetë mirë për të gjithë ne që të ketë më shumë turist por edhe për ekonominë”, tha Bekim Tiska, hoteljer.

“Rezervimet për festat e një majit këtë vitë janë zvogëluar. Mendoj se kjo është për shkak se nuk ka vazhim të pushimeve” vlerëson Jasmina Petkovksa, menaxhere në hotel.

Hotelierët përsëri presin që sezoni turistik për këtë vit të jetë i mirë, ndërsa pjesa më e madhe nga turistët me të cilët kemi folur sot thonë se janë vendosur në Ohër. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat