Strugë, spitali ka mungesë të kuadrit shqiptar

Struga

Strugë, spitali ka mungesë të kuadrit shqiptar

Më: 21 prill 2018 Në ora: 20:21
Spitali i Struges

Spitali i Strugës përballet me mungesë të personelit mjekësor. Situata është akoma më e rëndë sa i përket kuadrit shqiptar, i cili është larg përqindjes që parashikon Marrëveshja e Ohrit.

Drejtori i spitalit thotë se nevojiten punësime të reja por problem të madh përbën largimi i mjekëve nga vendi për paga më të mira.

Gjendja më kritike paraqitet në repartin intern dhe pediatri.

Nga spitali thonë se kanë nevojë për gjithsej 60 punësime, duke filluar nga mjekët, pastrueset dhe personeli tjetër mjekësorë. Respektivisht nevojiten 12 mjekë sepse disa, edhe pse i kanë plotësuar kushtet për pensionim, edhe më tej shkojnë në vendin e punës, që mos të ballafaqohen me mungesa. Nga spitali shtojnë se që para gjashtë muajve pranë Ministrisë së Shëndetësisë kanë dorëzuar kërkesë për punësime të reja dhe plotësimin e vendeve vakante për shkak të pensionimit apo largimit jashtë vendit, por se edhe më tej presin përgjigje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat