Komuna i siguron një kamion Zjarrfikëses së Strugës

Struga

Komuna i siguron një kamion Zjarrfikëses së Strugës

Më: 2 prill 2018 Në ora: 21:10
Ilustrim

 Sot Njësia Territoriale Zjarrfikëse – Strugë mori donacion me participim të komunës së Strugës. Kamioni për zjarrfikësit financohet nga komuna, kurse të gjitha pajisjet tjera janë donacion nga “Scafur” nga Zvicra, me të cilën komuna ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.

Kjo pajisje do të kontribuojë në funksionimin më efektiv të punës së njësisë zjarrfikëse dhe në përmirësimin e efikasitetit të saj në terren. Komuna e Strugës përforcon kapacitetet e njësisë zjarrfikëse në mënyrë që të rrisë sigurinë e qytetarëve dhe shërbim më të mirë për ta.

Komuna e Strugës gjithmonë kujdeset për qytetarët e saj dhe është vazhdimisht në shërbim të tyre.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat