Rritet niveli i liqenit të Ohrit

Struga

Rritet niveli i liqenit të Ohrit

Më: 29 mars 2018 Në ora: 08:40
Liqeni i Ohrit

Liqeni i Ohrit ka arritur lartësinë e dytë maksimale prej 694 metra mbi nivelin e detit dhe është e mundshme dalja nga shtrati i liqenit apo përmbytje.

Liqeni i Ohrit ka arritur lartësinë e dytë maksimale prej 694 metra mbi nivelin e detit dhe është e mundshme dalja nga shtrati i liqenit apo përmbytje.

Kjo më shumë do të vërehet në pjesën e bregut të liqenit të Ohrit dhe Strugës, por edhe nga rrjedha e lumit Drini i Zi.

“Për shkak të erës jugore, mund të ndodhë në anën e Pogradecit të tërhiqet linja e bregut deri në 10 metra, ndërsa këtu të rritet më shumë se 50 centimetra. Është e pamundur të parashikohet skenari, por nëse shfaqet erë jugore, Ohri është pjesa më kritike, edhe atë nga porti deri tek Kaneo, ndërsa më tej drejt plazhit të qytetit, sepse linja e bregut atje është shumë më e ulët. Nëse ka një rritje më ekstreme të nivelit, problemet do të jenë edhe në drejtim të qytetit të Strugës – deklaroi Aleksandar Angjeloski- hidrolog, për Alsat M.

Angjeloski bën thirrje për koordinim më të madh mes institucioneve shtetërore dhe atyre lokale. Në këtë periudhë kritike thotë se është e nevojshme të bëhet matje e sasisë së ujit për çdo ditë në të gjithë lumenjtë që rrjedhin në liqen.

“Është e rëndësishme të kemi pasqyrë në rrjedhën e ujit, gjegjësisht sa sasi e ujit derdhet në liqen dhe se si mund të koordinohet edhe derdhja e ujit përmes Drinit të Zi, sepse atje kemi probleme me mosmirëmbajtjen e shtratit të lumit”, shtoi ai.

Era që frynte mbrëmë në Ohër në disa vende përsëri shkaktoi probleme. Nën ujë ishte një pjesë e bregut të qytetit dhe disa nga plazhet në bregun perëndimor. Hotelierët thonë se për këtë fundjavë janë përgatitur për një erë të re të fortë si ajo para dhjetë ditësh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat