Buxheti për turizmin në Strugë, përplasje mes partive - Bota Sot
Buxheti për turizmin në Strugë, përplasje mes partive

Struga

E premte, 21 shtator 2018

Buxheti për turizmin në Strugë, përplasje mes partive

Më: 10 mars 2018 Në ora: 16:22
Strugë

Komuna e Strugës planifikon të shpenzojë 7,5 milionë denarë ose rreth 130 mijë euro për realizimin e programit për turizëm për sivjet. Janë parashikuar shuma të larta të parave për disa norma të caktuara. Vetëm për strategjinë e re për zhvillim të turizmit 400 mijë denarë, për përpilimin, përpunimin dhe shtypjen e materialeve promovuese turistike 700 mijë denarë, derisa për faqen e internetit për turizëm 200 mijë denarë. Për reklamim në internet do të shpenzohen 600 mijë denarë, për aplikime smart-android për turizëm 300 mijë, ndërsa për përpunimin dhe vendosjen e sinjalizimit turistik 500 mijë. Lidhur me këtë reaguan disa nga partitë opozitare.

Në mënyrë plotësuese për subvencionimin e personave fizik të cilët ofrojnë shërbime hoteliere dhe për ciceronë turistik do të shpenzohen 800 mijë denarë.

Shumat kaq të larta të parave që pushteti lokal dëshiron t’i shpenzojë për programe të caktuara në turizmin nuk janë reale, konsiderojnë nga VMRO-DPMNE-ja. Nga kjo parti përkujtojnë se Struga përballet me çështje shumë më parësore për të cilat qytetarët presin zgjidhje financiare. Nga Komuna e Strugës nuk arritëm të marrim përgjigje nëse dhe kur do të fillojë zbatimi i këtij programi.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test