Vetëm një autoambulancë në spitalin e Strugës - Bota Sot
Vetëm një autoambulancë në spitalin e Strugës

Struga

E martë, 22 maj 2018

Vetëm një autoambulancë në spitalin e Strugës

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 17:28
Ilustrim

Spitali i Qytetit në Strugë i cili mbulon një territor prej 60 mijë banorëve ka vetëm një autoambulance. Atë e shfrytëzojnë të gjitha departamentet në spital të cilat disa herë në ditë kanë nevojë për bartjen e pacientëve deri te klinikat e Shkupit.

Automjeti nuk ka ngrohje, ndërsa nuk i punojnë as pajisjet për dritat sinjalizuese. Çdo shkuarje deri në Shkup është histori në vete. Nga spitali pohojnë se kanë dërguar rregullisht kërkesa në Ministrinë e Shëndetësisë për të marrë së paku edhe një automjet. Qytetarët shprehen të revoltuar nga gjithë kjo situatë.

Nga Ministria e Shëndetësisë shprehen se do të gjejnë mënyrë për të zgjidhur këtë problem, ndërsa deri atëherë nga spitali do të provojnë që nga buxheti personal të gjejnë para për të siguruar vetë edhe një automjet tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test