Padi penale kundër banorit të Strugës për organizim të lojërave të fatit pa licencë - Bota Sot
Padi penale kundër banorit të Strugës për organizim të lojërave të fatit pa licencë

Struga

E shtunë, 24 shkurt 2018

Padi penale kundër banorit të Strugës për organizim të lojërave të fatit pa licencë

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Për shkak të ekzistimit të bazës së dyshimit për veprën penale “organizim të lojërave të fatit pa licencë nga organi përkatës”, Stacioni policor i Strugës ka ngritur padi penale kundër A.A. (30) nga Struga.

Personi i njejtë, pa licencë dhe në kundërshtim me Ligjin për lojëra të fatit, në një objekt në fshatin Dollogozhdë në mënyrë joligjore ka organizuar lojëra të fatit. Më 27.12.2017 pas planit të përgatitur nga ana e policisë kriminalistike dhe inspektorëve të DAP, janë kryer kontrolle në objekte në të cilat organizohen lojëra të fatit dhe i arrestuari A.A. është kapur duke realizuar lojëra të fatit pa posedim të dokumenteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test