Struganët duhet të presin vitin 2021 për të ditur se çfarë ajri thithin - Bota Sot
Struganët duhet të presin vitin 2021 për të ditur se çfarë ajri thithin

Struga

E martë, 17 korrik 2018

Struganët duhet të presin vitin 2021 për të ditur se çfarë ajri thithin

Më: 21 janar 2018 Në ora: 17:57
Struga

Qytetarët e Strugës do të duhet të presin të paktën deri në vitin 2021 që të mësojnë se cili është ndikimi i dëmshëm i deponisë së egër ndaj rrethinës dhe shëndetit të tyre. Struga për momentin nuk është pjesë e rrjetit të stacioneve matëse në Maqedoni, me ndihmën e të cilave vëzhgohet cilësia e ajrit. Nga Ministria e ambientit jetësor për Alsat -M thonë se për këtë shkak nuk posedojnë informacioneve se çfarë ajri thithin struganët.

Si pjesë e rrjetit për ndjekjen e cilësisë së ajrit, ministria posedon stacion mobil, që sipas planit të këtij dikasteri, në Strugë do të vendoset pas vitit 2021 dhe një vit do të kryej matjen e cilësisë së ajrit- thonë nga Ministria e Ambientit.

Mbrojtësit e ambientit thonë se nuk janë të befasuar nga plani i këtillë i ministrisë, kështu që apelojnë që shteti urgjentisht t’i jep prioritet Strugës dhe të mos pritet deri në vitin 2021.

Nga Qendra e shëndetit publik në Ohër, nën kompetencën e të cilës është edhe Struga, janë të shqetësuar për shëndetin e qytetarëve.

Duhet të kontrollohet se çfarë digjet, çfarë përbërje kanë gazrat që dalin, duhet të bëhet analizë për këtë. Pa këtë, nuk mund të themi që ndikon, por nga ajo që e shohim se del tym i zi dhe gri, gjithsesi që kjo alarmon se diçka po ndodh dhe se kjo mund të ketë ndikim negativ ndaj shëndetit të njerëzve- tha drejtor i Qendrës së Shëndet Publik, Sasho Toçkov.

Banorët e Strugës dyshojnë se deponia është një prej shkaktarëve të dukurisë në rritje të të prekurve nga kanceri në komunën e tyre. Për dy vite, përkatësisht në vitin 2016 dhe 2017, sipas të dhënave zyrtare nga spitali i qytetit, në Strugë ka 200 persona të ri të prekur nga kanceri.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test