Strugë, borxhlinjtë ç’kyqen nga sistemi i ujësjellësit

Struga

Strugë, borxhlinjtë ç’kyqen nga sistemi i ujësjellësit

Më: 12 janar 2018 Në ora: 22:51
ilustrim

Proakva prej sot filloi me ç’kyçjen e atyre që nuk paguajnë, nga sistemi i furnizimit me ujë në Strugë. Të parët në goditje ishin subjektet juridike të cilët me vite nuk i kanë shlyer borxhet ndaj ndërmarrjes. Për tre vite Proakva nga këto kompani ka kërkesë më të madhe se një milion euro. Vetëm për vitin 2017 kjo shumë është rreth gjysmë milion euro. Përveç qytetarëve, borxhli të mëdhenj janë edhe institucionet shtetërore dhe lokalet, spitalet dhe shkollat ku bien më tepër se 40% të borxheve.

Borxh kanë edhe objektet hoteliere, borxhi i të cilëve për vitet e kaluara ka arritur deri në 100 milion denarë. Nga ndërmarrja, për Alsat M thonë se nuk do të tolerojnë askënd.

Qytetarët konsiderojnë se nuk paguajnë ata që kanë para, derisa më të varfrit i kanë paguar rregullisht faturat.

“Unë paguaj. Nuk e kam fshehur asnjë faturë. Pse të tjerët nuk paguajnë? Por, hotele, institucione, kjo është absurde dhe ky aksion duhet të zbatohet deri në fund. Familje të pasura nuk paguajnë dhe i mbledhin faturat për tërë vitin ose i fshehin”.

“Duhet të paguhet. Ata duhet të dënohen. Të kenë biznes e të mos paguajnë, kjo nuk është mirë”

Nga “Proakva” pranojnë se njëra prej arsyeve për gjendjen e këtillë është edhe puna e pamjafuteshme dhe jocilësore e shërbimeve të “Prokava”, si dhe pakënaqësia e shfrytëzuesve nga shërbimet që i kanë marrë nga kompania. Rritja e arkëtimit me siguri do ta përmirësojë edhe kondicionin financiar të kompanisë e cila ka probleme edhe me pagesën jo të rregullt të pagave të të punësuarve dhe kontributet.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat