Në Strugë fillon punëtoria ”Sfidat 2018”

Struga

Në Strugë fillon punëtoria ”Sfidat 2018”

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 12:25
Strugë

Sot në Strugë nën organizimin e Sekretariati për Çështje Evropiane, filloi punëtoria “Sfidat 2018” në të cilën administrata e Sekretariatit për Çështje Evropiane, së bashku me kabinetin e Zëvendëskryetarit të Qeverisë Bujar Osmani, do t’i përcaktojnë planet dhe aktivitetet për përgatitjen e Sekretariatit për Çështje Evropiane për sfidat me të cilat do të ballafaqohet Republika e Maqedonisë në rrugën e integrimeve evropiane në vitin 2018.

Punëtoria “Sfidat 2018” realizohet me mbështetje të drejtpërdrejtë nga ana e Agjencionit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar- GIZ, respektivisht nga fondi i hapur rajonal për promovimin e integrimit evropian në Evropën Juglindore që gjithashtu janë donator të përgjithshëm të punëtorisë.

Me këtë vazhdon mbështetja për Sekretariatin për Çështje Evropiane, i cili si organ kryesor koordinues i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për monitorim dhe zbatimin e detyrimeve të vendit për afrimin drejt Bashkimit Evropian, në dy dekadat e fundit vazhdimisht e pati nga Gjermania në aktivitetet për përgatitjen e vendit për sfidat të cilat dalin nga procesi euro-integrues.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat