Drejtoresha nga Struga,denoncon, ka presione nga pusheti i ri komunal - Bota Sot
Drejtoresha nga Struga,denoncon, ka presione nga pusheti i ri komunal

Struga

E diel, 18 shkurt 2018

Drejtoresha nga Struga,denoncon, ka presione nga pusheti i ri komunal

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 17:18
Strugë

Miriba Zhuta-Osmani e cila për disa kohë drejtoi Çerdhen e fëmijëve në Strugë ka theksuar se ndaj saj është ushtruar presion ku i është kërkuar që të vazhdojë të udhëheq çerdhen, por me një kusht.

Ajo në një prononcim për Strugalajm ka theksuar se është përballur me presionin e njerëzve të komunës dhe njerëzve të pushtetit, të cilët kërkonin sipas saj të qëndrojë në këtë detyrë, port ë largojë nga puna të gjithë të edukatoret dhe nëpunësit e tjerë të çerdhes që janë të punësuar me kontrata në vepër.

"Puna në çerdhen e Strugës është specifike, sepse ke të bësh me fëmijë të vegjël. Nuk është normale që edukatoret dhe të punësuarit e tjerë(në pjesën dërrmuese femra) që janë familjarizuar me punën të largohen, vetëm sepse ata janë me kontratë dhe janë punësuar nga administrate e kaluar. Këtë situatë unë si drejtoresh e Çerdhes në Strugë nuk do ta lejoja dhe sot ndodhem në pozicionin e edukatores",ka theksuar për Strugalajm, Miriba Zhuta-Osmani.

Prej shumë kohësh Struga ndeshet me problem të theksuara sa i përket hapësiarave në Çerdhet e Strugës, ku vetëm muajve të fundit gjatë drejtimit të kësaj çerdhe nga Zhuta-Osmani u bënë disa investime dhe shtesa objektesh gjë që ndikoi në shtimin e hapësiarave akomoduese për fëmijët që frekuentojnë këtë institucion në Strugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test