Uji i qytetit të Strugës është i pastër dhe cilësor për pije

Struga

Uji i qytetit të Strugës është i pastër dhe cilësor për pije

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 12:03
Ilustrim

Qendra për Shëndet Publik në Ohër bën të ditur se uji i ujësjellësit të qytetit në Strugë është i pastër dhe mund të përdoret për pije.

Sipas tyre, gjendja e cilësisë së ujit për pije nga ujëjsellësi i Strugës dhe fshatrave që furnizohen përreth është normalizuar. Rezultatet kanë treguar se uji është i pastër për pije.

Përndryshe, analizat e mëhershme kishin nxjerë në pah ndotjen e ujit për pije në qytetin turistik të Strugës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat