Sudentja i shkruan Val Zekajt të Grupit të Kumanovës: Ju treguat se Shqipëria është gjallë në zemrat tona!

Struga

Sudentja i shkruan Val Zekajt të Grupit të Kumanovës: Ju treguat se Shqipëria është gjallë në zemrat tona!

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 01:00
Val Zeka (Djathtas)

Jam një studente nga Struga, jam një nga ato mijëra vajza dhe djem shqiptarë që janë mishëruar me idealin tuaj të shenjtë; jam një nga ato mijëra vajza dhe djem shqiptarë që për here të parë në moshën e tyre kanë përpara sysh një qëndresë model për të nesërmen e Shqipërisë.  

Kështu shkruan studentja strugane, Blerona Brao, në një mesazh adresuar Val Zekajt të Grupit të Kumanovës.

“Mos u dëshpëroni o Trima të Atdheut, ashtu siç qëndruat në ditën e gjykimit të këtij shteti mafioz ashtu do të mbeteni të qëndrueshëm si lapidarë në zemrat tona rinore.

Sot, ndoshta pak njerëz mund të “lexojnë” qëllimin dhe idealin e sakrifices tuaj, por mos harroni se jeni ju ata që dhatë sinjalin e fundit, se Shqipëria është gjallë dhe kurrë nuk vdes në zemrat tona.

Lus Zotin të kem fatin tuaj. Ju përqafoj të gjithëve: Blerona Brao – Strugë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat