Zaev përkrah Merkos në Strugë, Nacionalistët po marrin fund

Struga

Zaev përkrah Merkos në Strugë, Nacionalistët po marrin fund

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 22:48
Zaev Merko

Lideri i LSDM-së dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka qëndruar sonte në Strugë për t’i dhënë mbështetje kandidatit të BDI-së për kreun e Strugës, Ramiz Merko.

“Ju lus që ta ruajm edhe Strugën edhe Maqedoninë. Jam këtu sonte që të kërkojë mbështetje për BDI-në dhe Ramiz Merkon. Edhe Ramiz Merko është partner në Qeverinë tonë edhe ai është partnerë koalicioni edhe ai është ministër. Struga me mbështetjen për Ramiz Merkon le të llogarisë edhe në mbështetjen e Qeverisë së saj”, theksoi Zaev para qytetarëve të Strugës.

Lideri i LSDM-së duke aluduar në kundërkandidatin e Merkos për kreun e Strugës, liderin e Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela tha se apsolutisht nacionalistët po marrin fund në Maqedoni, transmeton Zhurnal.

“Apsolutisht nacionalistët po marrin fund në vendin tonë. Nacionalizmi nga njëra ose ana tjetër nuk kanë të ardhme. Të gjithë jemi të njëjtë para Zotit, këtë e thotë edhe Kurani dhe Bibla dhe kështu të gjithë do të jemi të barabartë edhe para Qevrsië edhe para komunës. Andaj ardhmëria është këtu, pasi që nuk kalon askund në botë nacionalizmi dhe nuk do të kalon as në Maqedoni e as në Strugë”, tha Zaev, lider i LSDM-së dhe kryeministër i Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat