Ndërron jetë punëtori pas rënies nga skela

Struga

Ndërron jetë punëtori pas rënies nga skela

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Punëtori 38-vjeçar nga fshati Oktisi i Strugës dje ndërroi jetë pasi ra nga skelet gjatë kryerjes së punës ndërtimore.

Punëtori ishte i angazhuar në firmën “Mansard” nga Gjevgjelia. Nga lëndimet e marrura, rrugës për në shtëpin e shëndetit në Gjevgjeli, S.U, ka ndërruar jetë

Hetimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i policisë nga stacioni policor i Gjevgjelis dhe inspektoriati shtetëror për punë. Pas urdhrit të prokurorit publik, në trupin e të ndjeri do të kryhet autopsi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat