Sela do e braktisë Strugën, ja cfarë posti synon?

Struga

Sela do e braktisë Strugën, ja cfarë posti synon?

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 14:39
Kryetari i “Aleancës për Shqiptarët", Ziadin Sela

Kryetari i “Aleancës për Shqiptarët", Ziadin Sela, ka paralajmëruar braktisjen e komunës së Strugës, duke shpresuar në marrjen e postit të zv.kryeministrit të Qeverisë.

“Kur janë 5 apo 4 poste të zëvendëskryeministrave, humbet edhe pesha e zëvendëskryeministrit. Posti i zëvendëskryeministrit do të më takonte nëse shqiptarët do të më votonin më 11 dhjetor, dhe do t’i fitoja zgjedhjet tek shqiptarët. Megjithatë, nëse unë do i fitoj zgjedhjet e ardhshme, të jeni të sigurt se unë do jem i vetmi zëvendëskryeministër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë”, ka thënë Sela ditë më parë në TV21.

Sela veproi njëjtë edhe pasi fitoi zgjedhjet për të parin e Strugës në vitin 2013, duke braktisur Komunën për të garuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016 si deputet. 

Në anën tjetër, analistë të ndryshëm thonë se Sela tashmë, me fillimin e fushatës, e ka kuptuar se ndjehet i rrezikuar në Strugë, dhe kjo është arsyeja pse tani ai e kërkon postin e zëvendëskryeministrit pas zgjedhjeve lokale, pasi siç thonë analistët, “do të mbajë gjallë elektoratin në rast të humbjes në Strugë dhe Gostivar, dhe t’i josh ata me postin e zëvendëskryeministrit në Qeveri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat