Në mes të verës pjesë të Strugës pa ujë të pijshëm

Struga

Në mes të verës pjesë të Strugës pa ujë të pijshëm

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 22:27
Pamje nga Struga

Për më shumë se 40% ka rënë niveli i burimeve në Belicë të Epërme dhe në fshatin Shum, prej nga qytetit i Strugës furnizohet me ujë për pije. Për shkak të kësaj, disa pjese të qytetit, veçanërisht katet më të lartë në objektet për banim, nuk kanë ujë për pije madje 10 orë në ditë. Gjendja më kritike është në bllokun e tretë dhe të katërt në Strugë. Në fshatrat Tatesh i Epërm dhe i Poshtëm ka pasur kufizime të ujit. Ndërkaq ka edhe keqpërdorim të ujit dhe shfrytëzim të paplanifikuar të ujit për ujitjen e parqeve.

Në Belicë të Epërme janë ulur në mënyrë drastike burimet. Sjellin rreth 110 litra, kurse ato dinë që në këtë periudhë të sjellin edhe deri në 250 litra ujë. Burimi Shum është ulur. Për momentin nxjerrim rreth 200 litra, kurse vitin e kaluar rreth 250 litra në sekondë- tha Jonçe Dokoski, Ndërmarrja Publike Proakva Strugë.

Problem shtesë paraqet edhe mospagesa e faturave dhe borxhet e mëdha të struganëve për ujë.

Proakvës i kanë borxh rreth 3 milionë euro. Nëse i kemi ato para, do ta rinovojmë tërësisht stacionin Shum dhe do të ketë garanci më të madhe për furnizim më të mirë me ujë – u shpreh Jonçe Dokoski, Proakva Strugë

Stacioni i pompës në Shum nuk është riparuar 15 vite, ndërkaq është ndërtuar që në vitin 1978. Qytetarët reagojnë dhe thonë se nuk është e lejueshme që në një vend turistik si Struga të shfaqet problem i këtillë në mes të verës.

Niveli i ulët i burimeve vjen si rezultat i kushteve klimatike dhe nga shiu dhe bora e pakët gjatë dimirit. Shumë nga puset nëntokësore në Strugë dhe rajonin e Strugës janë tharë, mes të cilëve edhe puse të thella deri në 20 metra. Janë tharë edhe pjesa më e madhe e çezmave publike në Strugë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat