Lypsarët “vërshojnë” rrugët në Strugë

Struga

Lypsarët “vërshojnë” rrugët në Strugë

Më: 3 prill 2017 Në ora: 17:38
Ilustrim

Nëpër rrugët e Strugës së Maqedonisë për çdo ditë mund të shihet numër i madh i lypsarëve të mitur. Gjendja paraqitet edhe më alarmante gjatë verës, kur edhe është kulmi i sezonit turistik dhe frekuentimi i njerëzve në këtë qytet është shumë më i madh.

Punonjësit social vlerësojnë se bëhet fjalë për dukuri të organizuar dhe sipas tyre duhet aksion serioz, sidomos tani para fillimit të sezonit turistik.

Bauta thotë se Struga është qytet i vogël dhe se shumë lehtë mund të identifikohen personat që paraqiten si organizatorë.

“Zgjidhja e këtij problemi është më afatgjatë, por mund ta zbusim dhe Struga në sezonin vijues turistik të ketë një imazh më të bukur, mos ta ketë atë pamje të keqe me fëmijë nëpër rrugë. Të shpeshtën këta fëmijë janë të komunitetit rom dhe janë të moshës 7 deri 14 vjeçe”, tha Katerina Skeparoska Taleska, Qendra për komunitetet – Strugë.

Se Struga ka problem serioz me këtë dukuri, konfirmojnë edhe nga policia, duke nënvizuar se vitin e kaluar kanë realizuar 24 aksione për eliminimin e kësaj dukurie, megjithatë pranojnë se duhet edhe shumë punë për çrrënjosjen e kësaj dukurie.

“Çdoherë që kemi biseduar me persona ndaj të cilët zhvillohet procedurë tek ne, pyesim “Pse Struga”. Arsyeja elementare lidhet me kuptimin e dhënies së të hollave personave që kërkojnë lëmoshë. Unë di një kategori të caktuar të lypsarëve profesional të cilët lypjen e kanë punë”, tha Zhivorad Saviq, SPB Ohër.

Si masë preventive është shqyrtuar edhe hapja e një qendre ditore për fëmijët në rrugë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat