Ziadin Sela priti kandidatin shqiptar për deputet në Kroaci Idris Sulejmanin

Struga

Ziadin Sela priti kandidatin shqiptar për deputet në Kroaci Idris Sulejmanin

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 11:22
Sela, Sulejmeni

Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela priti kandidatin për deputet në Kroaci për pakicat kombëtare, Idris Sulejmani.

Sulejmani e njoftoi kryetarin në lidhje me proceset në Kroaci dhe shqiptarët që jetojnë e punojnë atje.

“Procesi që po zhvillohet është mjaft i rëndësishëm për shqiptarët atje, kërkoj dhe ndihmën tuaj që ta përcillni këtë mesazh”- u shpreh Sulejmani.

Nga ana tjetër kryetari Sela u shpreh se mbështet çdo iniciativë politike në diasporë dhe se do të japë kontributin e vet në këtë drejtim. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat