Khabibi kërcënon me braktisjen e UFC-së

Sporti

Khabibi kërcënon me braktisjen e UFC-së

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 20:30
Foto nga ndeshja

Ylli i UFC-së, Khabib Nurmagomedov, ka kërcënuar se do ta lë këtë sport bashkëlojtari i tij përjashtohet pas përleshjeve pas meçit me Conor McGregorin.

Nurmagomedov kërceu mbi oktakon për t’u përleshur me një anëtar të ekipit të McGregorit pasi e mposhti irlandezin në meçin për titull bote në kategorinë e lehtë.

McGregor luftoi me kampin e rusit, të cilët hynë në oktagon, përfshirë yllin tjetër të UFC-së, Zubaira Tukhugov.

Tashmë meçi i Tukhugovit kundër Artem Lobovit, i paraparë për fund të tetorit, është anuluar.

Nurmagomedov beson se Tukhugovi po penalizohet për shkak të rolit të tij në ngjarjen e së dielës në Las Vegas.

“Nëse vendoset ta përjashtojnë atë, le të dinë që më humbin edhe mua. Përse ta dënojnë ekipin tim, kur të dy ekipet luftuam?” ka shkruar Khabib në Instagram. “Ne nuk dorëzojmë kurrë vëllezërit tanë në Rusi dhe do të shkoj deri në fund për vëllanë tim. Nëse vendosni ta përjashtoni, mos harroni të prishni edhe kontratën time, përndryshe e prish vetë. Mos harroni se ishte Conori që goditi vëllanë tim i pari, shikojeni videon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat