Ja se si i shpenzoj Michael Phelps 1 milion dollarë bonuse nga lojërat olimpike

Sporti

Ja se si i shpenzoj Michael Phelps 1 milion dollarë bonuse nga lojërat olimpike

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 23:35
Michael Phelps

Notari amerikan, Michael Phelps në vitin 2008 në lojërat olimpike të Pekinit arriti të fitoj tetë medalje të arta. Pas këtij suksesi notari legjendar mori një milionë dollar bonuse.

Por kjo nuk është gjëja e bukur, ajo që është më e mrekullueshme është mënyra se si i ka shpenzuar ato.

Në një postim në Instagram Phelps tregoj se si i ka shpenzuar paratë e bonusit.

“Ishte një gjë dhe vetëm një që doja ta bëja me atë bonus. Unë e krijova fondacionin “Michael Phelps”.

Notari amerikan tha se fondacioni ishte krijuar që të tregonte se sa e rëndësishme është siguria në ujë, se si të jetojmë të shëndetshëm dhe të kemi jetë me aktivitete.

Por kur Phelps pati probleme me shëndetin mental tha se dëshironte që pas asaj eksperience të i ndihmonte edhe të tjerët.

“Që kur u bëra i vetëdijshëm për rendësin e shëndetit tim mental, ne kemi punuar shumë që të shtonim një komponent të ndërgjegjësimit për shëndetin mendor. Unë jam shumë krenar se sa larg ka shkuar fondacioni im por enda ka punë për tu bërë” tha Michael Phelps në postimin e tij.

Phelps është atleti më i dekoruar i lojërave olimpike. Ai ka 28 medalje të fituara, ku 23 nga ato janë të arta.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat