Kampioni i peshave të rënda, Deonatay Wilder thotë se nuk ka dyshim se ai do të përballet me Tyson Furyn këtë vit.
Amerikani 32-vjeçar kishte një incident me ekipin e Furyt gjatë ditës së sotme, megjithatë gjithçka u mbyllë siç duhet.
Dhe tani Wilder tha për BBC Sport: ”Aq sa ta largoni këtë djalosh nga rruga, puna kryhet. Kjo ështv mjaft e thjeshtë”.
Ndërsa, menaxheri i Wilder, Shelly Finkel tha për BBC Sport se sfida do të zhvillohet në nëntor apo dhjetor në Nju Jork apo Las Vegas.
I pyetur për mesazhin e 30-vjeçarit, Fury, Wilder tha: ”Bëhu gati, jam duke ardhur që t’ju eliminoj dhe mposhtë, thjesht”.
”Kampioni është këtu dhe ai do ta mposhtë Tyson Furyn”.