Haxhimusa dhe Vishi po dëshmohen gjithnjë e më shumë

Sporti

Haxhimusa dhe Vishi po dëshmohen gjithnjë e më shumë

Nga: K. G. Më: 14 gusht 2018 Në ora: 11:27
Haxhimusa dhe Vishi po dëshmohen gjithnjë e më shumë

Notarët Atdhe Haxhimusa dhe Dardan Vishi po dëshmohen gjithnjë e më të mirë në garat e ndryshme të Kosovës. “Atdhe Haxhimusa në 400 metra krol dhe Dardan Vishi në 100 metra krol në kategoritë e veta u bënë nënkampion të Kosovës, kurse Dea Misini mori medaljen e bronztë ne 50 metra krol-shpinë. Edhe garuesit tjerë shkëlqyen me rezultate kohore, por vlen të veçohen tre garuesit e rinj, si Genti Aliu, Lorik Nazifi dhe Luart Ferizi të cilët u rreshtuan në 10-shen e parë në kategori. Në ditën e dytë të kampionatit presim medaljet të njëra sidomos nga Yll Halili në 200 metra krol”, bëhet e ditur nga KN Kastrioti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat