Mbahet turneu “Çikat e Shahut”, mungojnë vajzat

Sporti

Mbahet turneu “Çikat e Shahut”, mungojnë vajzat

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 14:42
“Çikat e Shahut”

Është mbajtur sot turneu i hapur i shahut “Çikat e Shahut” të organizuara nga organizata jo qeveritare Termokiss, mirëpo për këtë sport nuk pati edhe shumë të interesuar nga gjinia femërore.

 Organizatorët pohuan se këtë sport synojnë të masivizojnë dhe ta promovojnë për gjininë femërore.

Shehrije Gërbeshi përfaqësuese e Termokiss  tha se qëllimi i Klubit të Shahut, është sa më shumë të luhet dhe zbulohen talente të gjinisë femërore.

Ajo ka thënë se ka interesim mjaft të madh për shah, por vajzat janë në pushime verore dhe fatkeqësisht nuk ka pjesëmarrje mjaft.

Gërbeshi shtoi se në këtë turne  nuk ka pasur kufizime, kanë marrë pjesë edhe nga gjinia mashkullore.

Gërbeshi: Është koha e pushimeve, fatkeqësisht s’kemi mjaft

“Sot e kemi vetëm si event nëpërmjet Facebook-ut, dhe për ta parë se sa e donë, mirëpo s’kemi bërë dallim sot vetëm për femra, por sot ka këtu edhe nga gjinia mashkullore. Është hera e parë për sot, dhe do të fillojmë të vazhdojmë prapë, të shohim se sa po bëjmë zbulime të femrave në shah. Kemi mjaft, kemi të moshës madhore dhe kemi rinore, të mesme. E donë, por është koha e pushimeve, fatkeqësisht s’kemi mjaft”, ka thënë Gërbeshi.

Berta Ademi, pjesëmarrëse në këtë turne tha se shahu është sport që të zhvillon mendjen dhe mendon së në të ardhmen do të jetë një shahiste e mirë.

Ademi: Shahu të zhvillon mendjen dhe më ka pëlqyer si lojë shumë

“Po, sepse shahu të zhvillon mendjen dhe më ka pëlqyer si lojë shumë. S’ka shumë kohë, por prej shkollës zonja Shehrje ka ardhur na ka përzgjedhur, kështu që nuk ka shumë kohë të gjatë. Po,(mendoj se në të ardhmen do të jem një shahiste e mirë)”, ka thënë Ademi.

Kurse, Hysen Zenuni i cili ka pasion shahun dhe luan prej moshës shtatë vjeçare, ka dhënë mjaft rezultate në këtë fushë. Ai sot në këtë turne ishte në cilësinë e trajnerit.

Hyseni tha se qëllimi është që ta masivizojnë shahun në Kosovë.

Zenuni: Kam qenë një herë nënkampion i Kosovës

“Kam qenë një herë nënkampion i Kosovës , një herë në vendin e tretë në Kampionatin Kosovës. Roli im sot është në një udhëheqje turniri që e ka caktuar Termokiss-i. Unë do të luaj sot, edhe pse jam si trajner. Janë diku 14 shahistë që do të garojnë për vendin e parë”, ka thënë Zenuni.

Edhe Bernard Shala nga Prishtina i cilin mori pjesë në turneu e shahut, tha se kjo është një iniciativë e mirë që po merret në Termokiss, sepse nuk ka këso lloj eventesh në Prishtinë, ngase shahu është një përparësi për çdo drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat