Alpinistja Arineta Mula, ka postuar edhe një fotografi me flamurin e shtetit shqiptarë në majën Elbrus në Rusi, duke iu falënderuar Shqipërisë për dhënien e pasaportës shqiptare.
Ajo tutje ka treguar se në Rusi ka arritur të udhëtojë vetëm me atë pasaportë.
“Pa pasaportë shqiptare nuk do të mund të udhëtoja në Rusi për ngjitje në majën më të lartë në Evropë, Elbrus. Edhe pse kisha mundësi tjera në lehtësim udhëtimi por insistova që të pres dhe të udhëtojë me pasaportë shqiptare”, ka treguar Mula.
Ajo tutje ka thënë se ngjitja të cilën e ka bërë, pa udhëheq dhe në kushte të vështira klimatike e ka realizuar bashkë me dy flamujt, atë të Kosovës dhe Shqipërisë. “Faleminderit Presidentit te Shqipërisë, z.Ilir Meta. Po ashtu faleminderit Ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi. Gjithmonë miq Kosove e Shqipërie”, ka shkruar ajo.