Notari që i tregoi botës se mund të fitohet medalje edhe me vetëm një dorë

Sporti

Notari që i tregoi botës se mund të fitohet medalje edhe me vetëm një dorë

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 22:53
Nermin Memic

Pas betejës së tij për jetën, pas aksidentit të tij në të cilin humbi njërin krahë. Nermin Memic mori pjesë në garën më të rëndësishme për jetën e tij.

Gushti i 2016-es ishte dita që ndryshoi jetën e Nermin Mumic. Kamioni me vaj që ai po ngiste kishte rrëshqitur nga reshjet e shiut të verës dhe ishte aksidentuar. Nermin nuk e kujton shumë në detaje aksidentin. Ai vetëm di që kamioni rrëshqiti dhe policia e gjeti atë të varur nga kamioni jashtë.

Mjekët ia dhanë një mundësi për të mbijetuar, duke ia prerë krahun 26 vjeçarit.

Pas dy jave ai u zgjua nga koma dhe kuptoi se kishte humbur një gjymtyrë.

Shumë do të thyheshin nga kjo apo qarë deri në depresion. Por Nermin vendosi të bëjë të kundërtën.

Filloi të stërvitej në pishinë ku takii Amel Kap, trajner noti, dhe kështu vendosi të marrë pjesë në një garë noti.

Këtë verë, ai ishte përfaqësuesi i parë i Bosnje dhe Herzegovinës në kampionatin e Lojërave Mesdhetare. Dhe përsëri, kjo provoi të ishte një sfidë me të cilën Nermini vendosi të përballet. Edhe pse ai ka një klasifikim të aftësisë së kufizuar S8, ai garoi kundër kundërshtarëve të klasës S10. "Dhe këta janë njerëz që kanë të gjitha gjymtyrët, edhe nëse nuk e vërejnë aspak aftësi të kufizuara", thotë ai.

Sfida e re ishte gjithashtu një motiv më shumë. "Përse më intereson se ata ishin në avantazh? Duhej të kisha hequr dorë menjëherë, kurrë!" thotë ai për AL Jazeera me kokëfortësi.

Ai fitoi Medaljen në Lojërat Mesdhetare. Me të vërtetë, nuk ishte aspak e pritur, thotë ai, sepse kundërshtarët e tij janë notuar për dhjetë vjet ose më shumë. Ai është pak më shumë se një vit. Ata kanë të dy duart, ai është vetëm një. Por ai e përmirësoi rezultatin e tij më të mirë për gati 10 sekonda dhe vendosi rekordin kombëtar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat