Haradinaj takon alpinisten e njohur para sfidës së radhës

Sporti

Haradinaj takon alpinisten e njohur para sfidës së radhës

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 12:33
Ramush Haradinaj dhe Arineta Mula

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka takuar sot në mëngjes alpinisten Arineta Mula para se ajo të vazhdojë sfidën e radhës, ngjitjen në Mount Elburs.

Postimi i Haradinajt:

Kosova ka njerëz të guximshëm, që e sfidojnë vetën dhe rrethanat në të cilat jetojnë, duke tejkaluar lartësitë, jo vetëm fizike por edhe mendore. Një ndër ta është Arineta Mula, e cila kohë më parë ka pushtuar majën më të lartë të botës, Mount Everest. Mëngjesin e sotëm pata kënaqësinë, ta inkurajoj Arineten në sfidën e saj të radhës, ngjitjen në Mount Elbrus. Njerëzit e sfidave të mëdha po e lartësojnë flamurin e Kosovës në majet më të larta botërore. RH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat