Alo taksi! Njeri, a po dukem mirë me kravatë? Njeri, a fola mirë në foltore! Disa nga fenomenet në sportin tonë!

Sporti

Alo taksi! Njeri, a po dukem mirë me kravatë? Njeri, a fola mirë në foltore! Disa nga fenomenet në sportin tonë!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 korrik 2018 Në ora: 11:56
ILustrim

Koment 

Veç të jam i pari dhe pikë! Veç le të më rri kravata mirë dhe pikë! Punë e madhe i ka hije a si ka hije! Njeri, a po dukem mirë me kravatë? “Seksi”, kjo është përgjigja që marrin disa nga personat që janë në federata apo në kryesi të klubeve! Një fenomen tronditës! Njeri, a fola mirë kur dola në foltore? Fortë ke fol mirë bre njeri, edhe gelli fort të ka ndejt mirë, - kjo është njëra nga përgjigjet që ndodhin në disa federata e klubet tona sportive! A e pe, ia ftohën të huajve, kështu krenohen në disa nga sportet tona! Alo taksi?

Hajde bre merri disa lojtare e lojtarë dërgoni filan vendin! Në disa sporte kështu është se mungojnë mjetet zyrtare të atij sporti, e kemi fjalën për kombëtaret e Kosovës! E keqja është se shpesh disa zyrtarë e sportistë shkojnë pinë bashkë tërë natën! A thua, mund të ketë rend aty ku nuk dihet se kush është shefi e kush lojtari e lojtarja? Aspak. “Në Norvegji djali apo vajza pa i bërë 18 vjet nuk guxon me shkuar askund pa prindin, në Kosovë ish ndryshe”, ka thënë një prind i një vajze që jeton në Norvegji. “Jam çuditë në Kosovë se si punohet, ndryshe punohet në Norvegji.

Atje ka rregulla shumë të ashpra, Kosovë ishte krejt ndryshe, pak kish disiplinë. Disa përdorni shmika, jam habit”, thotë njëra nga lojtaret e një sportit që nuk do t’i përmendet emri por jeton në Norvegji. Sot e 19 vjet pas lufte me përjashtim të futbollit që ka zbuluar e formuar dhe ka lojtarë për tregun e jashtëm, me sporte tjera është për t’u habitur! Nuk janë askund dhe asnjë lojtarë apo lojtare nuk mund ta shesin.  Tronditëse është kur disa pyesin: A me pe TV mbrëmë,  a fola mirë?

“Super diçka, super diçka”, ia kthen ky që ia bart prej zorit valixhet se jo prej qejfit! Në Kosovë shumica rrafshin e kanë për qejfi, edhe nëse e di që e ke keq, nuk ta thotë: Por ta bën rrafsh, se e kritikoi, goxha i jetë hatri atij që ka gardërobën kat me kravatë nike dhe me këpuca që nuk i shkojnë për kravate! Kur ta kthen shpinën, thotë: Nuk ka lidhje as me trejnerllëk, as me udhëheqje, as me kurrgjë. Tjetra, sa të kesh postin, bën be kokën tënde bile është gjendje edhe të rrihet me tjerët për ty! Kohën që e largon nga posti, atëherë akuza e akuza deri në aspektin me të poshtër.

Si disa që thonë: “Se kisha njohur kujt ia kisha bart valixhen, po pisi që ish kanë”. “Ia sigurova votat, vrapova si qen poshtë e përpjetë, ma rrasi, më tradhtoj, me la pa post”, ka pasur edhe kësi ankesa nga disa. Ky është mjerimi i një sportit në vendin tonë, që i mungojnë ekspertët e sportit. “U bana nervoz bre burrë, një serb ke aty, 30 shqiptarë, krejt folshim serbisht mes vete, me na marrë vesh edhe ai”, kishte treguar njëri nga protagonistët e një ngjarje në vendin tonë. “Bile edhe ai sportist serb u çuditë me ne”, tregon një burim që do që të mbetet anonim.  Para disa viteve, në hendboll, pa e përmendur klubin, kishin shkuar mi shikuar tri lojtare, por njërën që ta marrin si përforcim.

“I shikoj të triat, por ia bëri me gisht asaj që dukej më e bukur dhe jo që kishte cilësi. Më rroki kryet”, ka treguar para pak viteve një burim që nuk do të identifikohet. “Puna mbet prishë, iu thash: A po doni lojtare a miss?”, tregon burimi.

Pas luftës ka pasur edhe trajner të basketbollit që kur ka humbur lojën me 100 pikë diferencë, e ka gjetur arsyetimin: “Topi paksa i shfrytë, kjo ndikoi në humbjen me 100 pikë”. A thua, për rivalen nuk ka qenë topi i shfrytë në basketboll, veç për trajnerin e humbësit! Edhe kjo ka ndodhur! “E humbën ndeshjen se ra terri”, kështu kishte thënë edhe një trajner i futbollit para disa viteve! A thua terr veç për njërën ekip dhe jo për tjetrën! Me një fjalë, Kosovës i duhen profesionistët e sportit dhe boll më rrafsh njëri – tjetrit!

Xhudoja është sporti me nivel të lartë botëror dhe të gjithë duhet të marrim shembull te trajneri Driton Kuka, se si punohet dhe ndërtohen sportistët, po ashtu edhe për disiplinën e nivelit të lartë që e lakmojnë edhe shtetet më të mëdha botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat