Të dielën gara drithëruese në Gjakovë

Sporti

Të dielën gara drithëruese në Gjakovë

Nga: K. Goca Më: 20 korrik 2018 Në ora: 18:17
Të dielën gara drithëruese në Gjakovë

Gjakova si gjithmonë është në drithërima e garës tradicionale dhe më të rëndësishme në vendin tonë, kërcimet në ujë. Garë që pritet me padurim dhe mbase edhe të mbledhë një numër të madh të shikuesve.

“Në Gjakovë do të organizohet Kampionati i 68-të i Kosovës i kërcimeve në ujë nga Ura e Fshejtë në teknikën këmbë dhe dallëndyshe. Vlen të theksojmë se gjatë këtij viti është ndërtuar edhe kërcimorja në lartësi prej 12,5 metra e cila në radhë të parë do t’ju shërbej kërcyesve për trajningje si dhe për gara të kategorive të reja: pionierë, kadetë e juniorë.

Garat do të fillojnë prej orës 15.00. Jeni të mirëseardhur në spektaklin gjakovar”, bëri të ditur Faruk Domi, udhëheqës i sektorit te sportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat