Prizreni bëhet me pishinë olimpike

Sporti

Prizreni bëhet me pishinë olimpike

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 13:26
Prizreni bëhet me pishinë olimpike

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi , ka marr pjesë  në vendosjen e gurthemelit të Pishinës Olimpike në Prizren në Palestrën Sportive, që është një investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Gashi tha se “ky është një ndër projektet më të rëndësishme kapitale që e financon MKRS-ja, jo vetëm në Prizren por në gjithë Republikën e Kosovës”. Ministri po ashtu foli edhe rreth kostos së këtij projekti duke thënë se ka një kosto prej 2 milion e gjysmë, “ajo që është me rëndësi për këtë vit, MKRS ka të planifikuar dhe ka ndarë 500 mijë euro për këtë projekt dhe besoj që sipas planit dinamik të vazhdojmë punimet dhe t’i sigurojmë mjetet tjera, në mënyrë që të vazhdoj ky projekt. Gashi tha se ky investim bëhet në kuadër të programit për të rregulluar infrastrukturën sportive në Kosovë dhe se pritet që të realizohet për 36 muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat