Leonora Brajshori doli e katërta dhe e pesta në disiplinat shtytje dhe shkëputje

Sporti

Leonora Brajshori doli e katërta dhe e pesta në disiplinat shtytje dhe shkëputje

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 19:23
Leonora Brajshori

Peshëngritësja, Leonora Brajshori, për pak nuk arriti të fitojë medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.

Garuesja nga Kosova doli e katërta nga gjashtë pjesëmarrëse, në disiplinën shtytje, kategoria -53 kg. 

Ajo ngriti 62 kilogramë, derisa në dy tentimet tjera nga 62 dhe 66 kilogramë nuk pati sukses.

Në disiplinën shkëputje, Leonora nga tri tentime ngriti 76 dhe 80 kilogramë, duke u renditur e pesta

Leonora ishte garuesja e vetme që përfaqësoi sportin e peshëngritjes në Tarragona 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat