Brajshori doli e katërta në Lojërat Mesdhetare

Sporti

Brajshori doli e katërta në Lojërat Mesdhetare

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 17:49
Brajshori doli e katërta në Lojërat Mesdhetare

Peshëngritësja, Leonora Brajshori, për pak nuk arriti të fitojë medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018. Garuesja jonë doli e katërta nga gjashtë pjesëmarrëse, në disiplinën shtytje, kategoria -53 kg. Ajo ngriti 62 kilogramë, derisa në dy tentimet tjera nga 62 dhe 66 kilogramë nuk pati sukses. Në disiplinën shkëputje, Leonora nga tri tentime ngriti 76 dhe 80 kilogramë, duke u renditur e pesta. Leonora ishte garuesja e vetme që përfaqësoi sportin e peshëngritjes në Tarragona 2018, bëhet e ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat