Paraqitje e kënaqshme e Hazir Asllanit

Sporti

Paraqitje e kënaqshme e Hazir Asllanit

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 13:40
Pamje nga gara

Hazir Asllani ka fituar duelin me bashkëvendasin dhe mikun e tij, Atdhe Luzhnica, në disiplinën hark olimpik të shigjetarisë në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.
Rezultatet e së premtes në kualifikime nxorën duelin mes Asllanit dhe Luzhnicës, ku i pari triumfoi 6:2 në seri.
Asllani u kualifikua në 1/16 e finales, ku u përballë me favoritin, Gasper Strajhar, nga i cili u mposhtë, 6:2.
Në konkurrencën e femrave, Ardita Zejnullahu, e nisi mirë përballjen me sllovenen, Ana Umer, duke kaluar në epërsi 2:0, por më pas humbi 6:2.
Me garat e sotme, shigjetarët mbyllën pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat