Flamuri i Kosovës u ngrit në Fshatin Mesdhetar

Sporti

Flamuri i Kosovës u ngrit në Fshatin Mesdhetar

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 19:11
Flamuri i Kosovës u ngrit në Fshatin Mesdhetar

Flamuri i Kosovës për herë të parë është ngritur në Fshatin Mesdhetar të Lojërave Mesdhetare Tarragona 2018. Në ceremoninë e himnit të Kosovës dhe ngritjes së flamurit mori pjesë shefi i misionit të ekipit të Kosovës, Jeton Rudari.

Flamuri ynë u ngrit përkrahë 25 flamujëve të tjerë të shteteve pjesëmarrëse në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.

Shigjetarët filluan përgatitjen e parë, nesër fillojnë garat

Ekipi i shigjetarëve të Kosovës, të cilët të mërkurën mbrëma arritën në Tarragona, sot kanë zhvilluar përgatitjen e parë me trajnerin Fehmi Bylykbashi. I pranishëm ishte edhe kryetari i Federatës së Shigjetarisë së Kosovës, Agron Mala. Të tre shigjetarët, Atdhe Luzhnica, Hazir Asllani dhe Ardita Zejnullahu, do të garojnë në disiplinën Recurve. Komiteti Olimpik i Kosovës iu uron suksese garuesëve tanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat