Dovizioso: Në Barcelonë mund të bëjmë një tjetër surprizë

Sporti

Dovizioso: Në Barcelonë mund të bëjmë një tjetër surprizë

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 00:10
Andrea Dovizioso

Andrea Dovizioso është optimist në prag të garës së Barcelonës, e cila do të zhvillohet ditën e diel. “Në 3 garat e fundit, në 3 pista të ndryshme, i jam afruar shumë fitores, ndaj jemi duke punuar për të qenë sa më të shpejtë edhe në Barcelonë. Duhet të jemi të qetë, pasi thuajse në çdo garë po ndodhin surpriza dhe të presim momentin e duhur për të goditur. E rëndësishme është që të mbyllim garën me një rezultat të mirë”, tha Dovizioso për mediat.

“Në testet e zhvilluara këtu ishim më të avashtë se rivalët tanë, por në Moto GP koha e shpejtë nuk ka shumë rëndësi në garë. Ndaj vijmë në këtë garë të karikuar për të arritur një rezultat të mirë”, tha Dovizioso, që u rendit i dyti në Mugello, pas shokut të skuadrës Jorge Lorenzo. “Fitorja në garën e fundit tregoi se kemi bërë progress si motor dhe mund të përsëritim të njëjtin rezultat edhe në Barcelonë”, deklaroi më tej piloti italian i Ducatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat