MotoGP, përsëri Marquez, fiton edhe në Francë

Sporti

MotoGP, përsëri Marquez, fiton edhe në Francë

Më: 20 maj 2018 Në ora: 18:04
Mark Marquez

Mark Marquez triumfoi në ndalesën e radhës së Botërorit të MotoGP, në Le Mans të Francës duke regjistruar suksesin e tij të tretë radhazi në këtë sezon.

Piloti spanjoll triumfoi në një pistë ku Honda nuk është aspak favorite duke u dhënë një sinjal të fortë kundërshtarëve të tij. Marquez e mori kontrollin e garës nga mesi i saj për të vënë më pas diktatin e tij. Gjërat u bënë akoma më të lehta për spanjollin 25-vjeçar nga rrëzimet e Andrea Doviciozos dhe Johan të cilët në fund u detyruan të tërhiqen nga gara per shkak të rrëzimeve.

Në vendin e dytë në këtë garë u rendit Danilo Petruçi i ndjekur nga Valentino Rossi. Pas Çmimit të Madh të Francës, renditja për pilotë kryesohet nga Markez me 95 pikë i ndjekur nga Vinjales me 59 në vendin e dytë dhe Johan Zarkò në të tretin. Dovizioso ka zbritur në vendin e 8 me 49 pikë më pak se Marc Markez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat