Edhe një sukses i Uta Ibrahimit

Sporti

Edhe një sukses i Uta Ibrahimit

Më: 20 maj 2018 Në ora: 15:37
Uta Ibrahimi

Uta Ibrahimi është shqiptarja e parë nga Kosova që ka mposhtur majën më të lartë dhe më të rrezikshme të botës atë të Everestit, por, ajo ka arritur të pushtojë edhe një majë tjetër të lartë. Bëhet fjalë për majën Lhotse 8.516 metra lartësi. Njoftimin e ka bërë vetë Ibrahimi në Facebook, duke treguar se ndihet krenare që ka ngritur flamurin Kombëtar dhe të Kosovës në këtë majë. “19 Maj 2018, 06:15 E ngjita Majën Lhotse 8,516 metra, maja e katërta më e larta në tokë, majen time të 3-të nga ekspedita "14 Majet e Himalayave'. Tani edhe në Lhotse, së bashku e ngritem flamurin e kombit shqiptar dhe atë të Kosovës, dhe ndjehem krenare”, shkruan Uta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat