Përfaqësueset e KOK-ut po marrin pjesë në Konferencën e 7-të Botërore për Femrën dhe Sportin

Sporti

Përfaqësueset e KOK-ut po marrin pjesë në Konferencën e 7-të Botërore për Femrën dhe Sportin

Më: 18 maj 2018 Në ora: 17:09
Përfaqësueset e KOK-ut po marrin pjesë në Konferencën e 7-të Botërore për Femrën dhe Sportin

Ka filluar të enjten mbrëma Konferenca e 7-të Botërore e Grupit Punues Ndërkombëtar për Femrën dhe Sportin, e cila po mbahet në Gaborone të Botswanës.Nga 1400 femra pjesëmarrëse, Kosovën po e përfaqësojnë anëtaret e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Shqipe Zogiani e Vjollca Krasniqi, si dhe zyrtarja e KOK-ut, Rejhan Halili.

Në hapjen solemne, në emër të presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Thomas Bach, të pranishmit i përshëndeti anëtarja e KON-it, Marisol Casado, e cila foli edhe për barazinë gjinore në sport.

Në konferencën e cila do të zgjatë deri më 20 maj, po diskutohen temat: “Përcaktoni të ardhmen” dhe “Bëhu pjesë e ndryshimit”.
Përfaqësueset e KOK-ut, kanë zhvilluar një takim edhe me sekretarin gjeneral të TAFISA-s, Wolfgang Baumann, i cili ndër të tjera u interesua për zhvillimet e fundit në Lëvizjen Olimpike në Kosovë.
Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, për ciklin olimpik 2017-2020 përbëhet nga 33 për qind femra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat