Klubet drejt shuarjes, kërkohet më shumë përrkrahje për to

Sporti

Klubet drejt shuarjes, kërkohet më shumë përrkrahje për to

Më: 17 maj 2018 Në ora: 14:24
Ardian Gjini ka pritur sot në asamblenë komunale përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka pritur sot në asamblenë komunale përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës si dhe drejtues të organit këshillëdhënës të partneritet publiko-privat.

Gjini ka thënë se qëllimi kryesor i këtij takimi është lidhja në mes të biznesit dhe aktiviteteve që zhvillohen në kuadër të komunës, duke  përmendur edhe ligjin për sponzorimin të sportit.

Gjini: Kur përfiton biznesi, pasurohet komuna

“Qëllimi final është me e rrit vëllimin e të bërit biznes në Gjakovë, në Komunën e Gjakovës, me mrri me i ndërlidh bizneset mes vete, por edhe me Komunën, dmth me pa krejt çka ndodh, me mrri me përfitu biznesi, kur përfiton biznesi, pasurohet komuna, punësohen njerëzit, do me thënë qëllimi është ky i pari. Çështje tjetër është se sot ne i kemi thirrë edhe ata që udhëheqin me sportin, me klubet sportive në Gjakovë, gjithë që kanë mrri me ardhë, për shkak se siç ju thash e kemi këtu kryetarin e komitetit olimpik, z.Besim Hasani, me të cilin pak më përpara biseduam në zyrën tonë edhe për çështje të tjera, po kryesisht ka të bëjë me ligjin për sponsorizim në sport, ligj i cili ka kalu në kuvend, i cili duhet të operacionalizohet, por prapë e gjithë kjo ka të bëjë me secilin prej nesh, ka të bëjë me ndërlidhjen, edhe të klubeve, edhe të bizneseve, edhe të komunës, me pa se çka mundemi me bo bashkë”, u s hpreh Gjini.

Ai ka shtuar se mënyra e vetme që biznesi dhe sporti të rriten është puna e përbashkët.

Hasani: Ka klube që po shuhen

Besim Hasani, President i Komitetit Olimpik të Kosovës ka thënë se kanë biseduar edhe për organizimin e lojërave olimpike, duke treguar se klubet këtu mundohen që të jenë sa më atraktivë për fëmijët.

Tutje, Hasani ka treguar edhe për atë se disa nga klubet në vend janë drejt shuarjes, me ç’rast ka kërkuar më shumë përkrahje financiare.

“Biseduam edhe për gjetjen e formave, kjo mbase duhet siç e tha edhe kryetari që të jemi sa unikë, që të bashkëpunojmë sa më shumë, në mënyrë që të ketë mundësi të realizohen projektet e ndryshme, dhe kur ka me implikime buxhetore, financiare, kjo është ndoshta një pjesë më e rëndë sepse lidhet edhe me zhvillimin ekonomik, dhe përqindja që duhet të ndahet për klubet duhet të jetë më e madhe sepse Komiteti Olimpik në bazë të informatave që i ka marrë nga terreni konstaton që ka klube që po shuhen, dhe ky është një trend që nuk po ndalet, prandaj është shumë shqetësues dhe kërkojmë të gjinden forma që klubet të ndihmohen më shumë”, tha Hasani.

Hasani ka përmendur edhe kushtet që duhet t’i përmbushin klubet për të përfituar nga sponzorizimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat