KOK-u nesër takon komunitetin e sportit në Komunën e Gjakovës dhe Deçanit

Sporti

KOK-u nesër takon komunitetin e sportit në Komunën e Gjakovës dhe Deçanit

Më: 16 maj 2018 Në ora: 16:11
Pamje nga një seminar

Në kuadër të takimeve me komunitetin e sportit dhe biznesit, drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm Shasivar Haxhijaj, nesër (e enjte) vizitojnë komunat e Gjakovës dhe Deçanit.
Presidenti Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Haxhijaj, do të takohen me komunitetin e sportit dhe biznesit në të dyja këto komuna. Qëllimi i takimit është sqarimi në detaje i rregullores, që përcakton formën, procedurat dhe vërtetimin e sponsorizimit në sport. Takimet mbahen në sallat e Asambleve komunale dhe fillojnë nga ora 10:30 në Gjakovë dhe 13:30 në Deçan.
Paraprakisht, drejtuesit e KOK-ut do të takojnë edhe kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, kurse nga ora 13:00 takohen me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, me të cilët do të bisedojnë për vazhdimin e bashkëpunimin, organizimin e Ditës Olimpike 2018, si dhe aktivitete tjera të përbashkëta.
Deri më tani, KOK-u ka vizituar edhe komunat e Pejës, Istogut, Klinës, Mitrovicës, Vushtrrisë, Gjilanit, Kamenicës, Ferizajt, Lipjanit dhe Vitisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat