Liga e Kampionëve dhe Europa Ligë edhe për tre sezona në Kujtesa

Sporti

Liga e Kampionëve dhe Europa Ligë edhe për tre sezona në Kujtesa

Më: 14 maj 2018 Në ora: 13:58
Kompania “Kujtesa” konferencë për media

(E plotësuar) - Kujtesa nëpërmjet një konference për shtyp ka zyrtatizuar te drejtën e transmetimit të Ligës së Kampioneve për tre sezonet e ardhshme.

Aida Gashi menaxhere në kompaninë Kujtesa deklaroi se kujtesa është vendi ku truri i ruan informatat e ndryshme duke sjellur ligat më të mëdha botërore në ekranet tona.

“Atëherë kujtesa për të gjithë adhuruesit e sportit sjell ndeshjet dhe transmetimet e ligave më të mëdha botërore vetëm në kujtesë. Jemi mbledhur këtu për të lansuar lajmin se Kujtesa ka arritur marrëveshje me ligat më të mëdha të futbollit, ligat më të shikuarat në botë Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligën”, deklaroi Gashi.

Ndërsa rreth ndryshimeve dhe orareve të ndeshjeve në Ligën e Kampionëve si dhe në Europa Ligë foli Arbër Loxha i cili në detaje tregoi orarin e re dhe ndeshjet të cilat Kujtesa Sport do ti transmetojë.

 “Këtë edicion UEFA Champions League ka disa risi. Realisht risitë janë ato që kanë ndryshuar sa i përket terminëve që do të zhvillohen ndeshjet, ndërkohë UEFA Evropa League ka tërminet e njëjta. Ndeshjet do të zhvillohen në dy periudha, në orën 18:55 4 ndeshje dhe në orën 21:00 që tashmë ka ndryshuar fran time  është në orën 21 katër ndeshje tjera. Kujtesa Sport do të bëjë mbëlueshmërin e plotë të tetë ndeshjeve gjatë një dite, në të njëjtën kohë Kujtesa Sport do të shtojë edhe një kanal tjetër, do të jetë një kanal i cili  do të bëjë përmbledhjen, rastet golat në një kohë reale”, shoti ndër tjera Loxha.

Ndërsa rreth ndeshjet kualifikuese për në Ligën e Kampionëve Lab Mehmeti nga KujtesaSport deklaroi se deri sa të hidhet shorti nuk dihet se a do të kemi të drejtën e transmetimit për këto ndeshje, pasi që të drejtat ipen pasi që të hidhet shorti.

 “Shorti për parakualifikme do të mbahet me 12 Qershor kështu që si pasojë deri sa të mbahet shorti ne nuk e dimë akoma a kemi të drejtën ekskluzive për transmetimin e këtyre ndeshjeve, do të zhvillohen dy ndeshje brenda 3 ditëve, ndërsa shorti për kualifikime do të zhvillojë në 19 qershor”

Platforma Kujtesa gjithashtu ka lajmëruar se për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve, mes Real Madridit dhe Liverpoolit do të organizohet një ngjarje e madhe në shesh të Prishtinës.

Vlen të ceket se kujtesa kishte të drejtën e transmetimit edhe për 3 sezonet paraprake.

Kujtesa nuk dihet nëse do të transmetojë edhe ndeshjet ë ekipeve të Kosovës të cilat do të marrin pjesë në këto kompeticione por këtë do ta mësojmë menjëherë pasi të hidhet shorti.

Kompania “Kujtesa” konferencë për media

Kompania “Kujtesa” mban konferencë për media me rastin e sigurimit të të drejtave ekskluzive për transmetimin e Champions League dhe Evropa League

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat