Organizohet Turneu Memorial “Ahmet Hoxha” 2018

Sporti

Organizohet Turneu Memorial “Ahmet Hoxha” 2018

Më: 14 maj 2018 Në ora: 10:10
Ferizaj

Në Ferizaj do të organizohet turneu ndërkombëtarë “Ahmet Hoxha 2018”, për nder të veprës dhe kontributit të Heroit të Kosovës Ahmet Hoxha.

Klubi i pingpongut “Ahmet Hoxha” nga Ferizaj në bashkëpunim me Federatën e Ping Pongut të Kosovës SHFMU “Tefik Çanga” dhe nën patronatin e Kuvendit Komunal të Ferizajt, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, me 19 maj 2018 nga ora 09:30 deri 18:30, në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Tefik Çanga” në Ferizaj, organizon turneun e XIX përkujtimor ndërkombëtarë “Ahmet Hoxha 2018”, për nder të veprës dhe kontributit të Heroit të Kosovës “Ahmet Hoxha”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat