Luis Enrique e do me vete Nainggolanin tek Arsenali

Sporti

Luis Enrique e do me vete Nainggolanin tek Arsenali

Më: 26 prill 2018 Në ora: 13:17
Ilustrim

Ndryshime të mëdha pritet të ndodhin këtë verë në skuadrën londineze. Shumë emra janë në listën e drejtuesve të Arsenalit, për të zëvendësuar, Arsene
Wengerin.

Mirëpo favoriti kryesor për të marrë këtë pozitë është Luis Enrique. Daily Mail shkruan që, Enrique ka përzgjedhur edhe përforcimin e parë që do ta
bëjë këtë verë,raporton KosovaPress.

Nëse do të zyrtarizohet në krye të “Topçinjve” Luis Enrique, Arsenali do të hidhet në sulm për Radja Nainggolan. Mesfushori i Romës, që pëlqehet shumë edhe nga
Manchester United dhe Liverpooli, mësohet se është kërkesa e parë dhe kryesore e spanjollit.

I vlerësuar rreth 51, sipas Daily Mail, e ardhmja e mesfushorit të Kombëtares së Belgjikës do të jetë në Premier Ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat