Karateistët e Kosovës, gati për Novi Sad

Sporti

Karateistët e Kosovës, gati për Novi Sad

Më: 25 prill 2018 Në ora: 18:49
Kosova

Kryetari i Federatës se Karatesë se Kosovës, Ismet Krasniqi, së bashku me zyrtarë te tjerë këtij asociacioni  vizituan kombëtaren e Kosovës në karate për seniorë, që janë duke mbajt ushtrime shtesë para Kampionatit Evropian, që  mbahet në Novi Sad nga 9-13 maj. Krasniqi shikoi me afër mbarëvajtjen e përgatitjeve te udhëhequr nga përzgjedhësit Isak Curri dhe Ylber Syla, ku njëkohësisht shpërndau kimonet e dhuruar për kombëtaren si donacion nga Kompania “Vlera Sport”. Këto përgatitje po mbahen në Bogë afër Pejës në hotelin “Magra Austria”. Synimet janë që të përgatiten sa më mirë për Evropianin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat