Gerrard: Liverpool do luajë me ritëm të lartë

Sporti

Gerrard: Liverpool do luajë me ritëm të lartë

Më: 24 prill 2018 Në ora: 09:20
Steven Gerarrd

Sonte me fillim prej orës 20:45 do të zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale në mes të Liverpooli-t dhe Romës.

Para kësaj ndeshja ka folur edhe ish kapiteni i Liverpooli-t Steven Gerarrd.Ai vlerësoi lartë ish skuadrën e tij duke e cilësuar si favorit ndaj Romës, raporton KosovaPress.

"Unë mendoj se Liverpool do të luajë në një ritëm të lartë në Anfield dhe do të përpiqet me të vërtetë të luajë me një shpejtësi të madhe sa ta heqë Romën nga zona e qetesisë. Mendoj se stili i Romës dhe stili italian janë më teknik dhe më të ndryshëm, ndërsa forca kryesore e Liverpoolit është shpejtësia, lëvizja dhe një lojë me shpejtësi të lartë me shtytjen e tifozëve pas tyre.Unë mendoj se dy ekipet kanë stile të ndryshme, kampionatet kanë stile të ndryshme, por unë mendoj se lojërat në këtë nivel dhe kjo shkallë vendosen nga detajet e vogla. Kemi nevojë për pak fat në dy ndeshje. Mendoj se ndeshja më e rëndësishme është në fakt ndeshja e parë. Kur Liverpool merr rolin udhëheqës, është shumë mirë”, deklaroi Steven Gerarrd.

Mbetet të shihet se cila skuadër do të arrijë të triumfojë në ndeshjen e parë që zhvillohet në Anfield dhe më pas të sigurojë finalen në Olimpico të Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat