Roma-Liverpool, tifozët presin në radhë për të blerë një biletë

Sporti

Roma-Liverpool, tifozët presin në radhë për të blerë një biletë

Më: 18 prill 2018 Në ora: 17:26
Ilustrim

Interesim i jashtëzakonshëm i tifozëve të Romës, për të përkrahur skuadrën e tyre në Ligën e Kampionëve.

Roma ka bërë mrekullinë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, duke u kualifikuar në gjysmëfinale, pasi eliminoi Barcelonën.

Në këtë fazë skuadra italiane, do të ballafaqohet me Liverpoolin dhe ndeshja e kthimit që zhvillohet pas dy javësh në Olimpico pritet të mbush stadiumin përplot me tifozë.

Biletat që kanë dalë sot në shitje, pritet të shiten të gjitha brenda pak orësh, pasi radhët janë tepër të gjata.

Siç shkruan Gazzetta dello Sport, ka shumë tifozë që kanë dalë në pritje të biletave që nga dita e hënë, vetëm për të mundur të sigurojnë një vend në stadium.

Prej biletave që janë në dispozicion, çmimet variojnë nga 85 euro deri në 16 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat