Salihu: Letra është ekzagjeruar, presim sygjerime nga UEFA

Sporti

Salihu: Letra është ekzagjeruar, presim sygjerime nga UEFA

Më: 18 prill 2018 Në ora: 14:32
Sekretari i Federatës së futbollit të Kosovës, Erroll Salihu

Sekretari i Federatës së futbollit të Kosovës, Erroll Salihu ka folur rreth letrës së pranuar nga UEFA pas inspektimit të stadiumit të Prishtinës nga inspektorët e UEFA-s, i cili është bërë disa javë më parë.

Ai në një intervistë për KosovaPress ka deklaruar se punimet në Stadiumin e Prishtinës janë dukë shkuar në ecurinë e duhur,kemi përkrahjen e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe mendon se stadiumi i Prishtinës do të jetë i gatshëm për Kosovën që ti zhvillojë ndeshjet kulifikuse qysh nga fundi i qershorit apo fillimi i Korrikut.

Salihu: Do të ishte dështim për FIFA-n dhe UEFA-n të pranonte një anëtar të ri, pa pasur një stadium

“Këto takime, këto korospedenca janë të vazhdueshme me organet e UEFA-s por edhe të FIFA-s. Zotri Pjetër Cadrera është njëri ndër përgjegjësi kryesor për infrastrukturën sportive, dhe ai ka dërguar siç e dini edhe po ju njoftojmë me kohë disa inspektorë për të parë ecurinë e punimeve, sepse duhet të kuptojmë se edhe ata janë të shqetësuar sepse është edhe një dështimë për FIFA-n dhe UEFA-n për të pranuar një anëtarë të ri i cili nuk ka një fushë, paramendoni. Kështu që duhet të kuptojmë që qëllimet janë plotësisht të mira, ata së shpejti na kanë tërhjek vërejtjen, por do të na dërgojnë një listë me përmirësime të cilat duhet bërë që stadiumi të jetë funksional me kohë. Ne kemi mendu fillimisht se ndoshta në fillim të qershorit do të mundemi të zhvillojmë një ndeshje testuese.” u shpreh Salihu.

Për çështjet të cilat duhet të zgjidhen sekretari i FFK-së tha se ka shumë çështje që duhet zgjidhur por beson se deri ne qershor do të përfundojnë me kohë.

"Po aty ka shumë kritere, kritere nuk janë por janë çështje të cilat duhet zgjidhur, për shembull sistemi i kamerave, CCTV duhet rezulocion i jashtëzakonshëm, e di që janë bërë shumë, kanë punuar shumë në këtë drejtim, mos harroni se televizoni është burimi më i madh i të ardhurave, kështu që kushtet për ta duhet me qenë përfekte edhe për gazetarët, për media. Por edhe janë edhe çështjet tjera ndriçimi e keni parë nuk është akoma askund çështjet tjera në të dy anët e stadiumit duhet të bëhen ndërtimi plotësuese, janë çështjet e numërimit besoj që do të kryhen me kohë”, shtoi sekretari Salihu.

Salihu deklaroi se mundësit janë të mëdha që Kosova ti zhvillojë ndeshjet nga shtatori në stadiumin e qytetit në Prishtinë duke hedhur poshtë polemikat se Kosova duhet sërish të udhëtoj në Shkodër.

"Nuk besoj, ne kemi bisedu prej kryemistrit e kryetarit të shtetit, këtu s’ka dallim as të partisë unë po e them për fat të mirë, e sidomos prej ministrit Gashi  i cili është i përcaktuar që këto punë të kryhen, kryetari Vokrri do të vije të martën dhe do të takohemi prapë do të bëjmë çmos që stadiumi të jetë gati qysh domethanë para afatit, shtatorit” ishin fjalët e tij.

Një ndër çështjet e cila ka zgjuar polemika të shumta nga qytetarët si dhe nga njohës të futbollit është ajo e pronësisë së stadiumit, ku sekretari e tregon pronarin e vetëm të stadiumit të qytetit të Prishtinës dhe ai është komuna e Prishtinës. Salihu deklaroi se shumë shpejtë pritët të finalizojnë marrëveshjen me komunën e Prishtinës për menaxhimin e stadiumit, pasi sipas tij nuk është as lehtë të ndërtohet por është edhe më vështirë të menaxhohet.

Ndeshja testuese do të zhvillohet në praninë e shikuesve, pasi futbolli luhet për shikues dhe nuk do të ishte e hijshme të luhet pa tifoz, të njejtim mendim kishte edhe sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Praninë e shikuesve sepse ata e quajnë Safe and Security, siguria dhe akomodimi i shikuesve, pas pos mediave dhe studio televizive është parësor, për shikues luhet futbolli prandaj gjithsesi do të tëntojmë të zhvillojmë një ndeshje e cila do të jetë e mbushur me spektatorë”, ishin fjalët e tij.

Ka pak gjasa që ndeshja mes Kosovës dhe Shqipërisë te jetë ndeshja hapëse e stadiumit këtë e deklaroi edhe vetë sekretari po ndeshja do të zhvillohet nëse jo këtu atëhër jasht shtetit.

“Po t’iu them të drejtën, para 1 viti 2 , kemi diskutu gjithmonë edhe federata shqiptare, zotri Duka ka qenë i gatshëm të zhvillojmë, do të ishte e hijshme që të zhvillohet ndeshja hapëse e këtij stadiumi mes përfaqësuese së Shqipërisë dhe tonës, për fat të keq do të jetë vështirë, po tham edhe njëhere parimisht nuk kem probleme në ketë drejtim, por nëse nuk mund ta zhvillojmë këtu atëherë do ta zhvillojmë jashtë, sepse e dini se lojtarët nuk i lëshon asnjë klub pas afatit që rrjedh, përndryshe kishim mujt me zhvillu në korrik por nuk është termin i FIFA-s dhe është vështire e realizueshme.

Për ndeshjet e fundit kampionale që luhet mes Dritës dhe Prishtinës, sekretari nuk beson që ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Prishtinës.Salihu potencoi se Prishtina është mjaftë e hendikepuar në këtë drejtimë, do të bëhën përpjekjet maksimale që të paktën finalje e kupës të luhët në këtë stadium, por duket vështirë e realizueshme pasi më parë duhet të luhet ndeshja testuese e cila nuk guxonë të jetë një ndeshja kampione apo garash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat