Addadi takohet me KOK-un

Sporti

Addadi takohet me KOK-un

Më: 17 prill 2018 Në ora: 18:20
Addadi takohet me KOK-un

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, po marrin pjesë në Konventën më të madhe të sportit dhe biznesit, “SportAccord”, e cila po mbahet në Bangkok të Tajlandës.

Me këtë rast, presidenti Hasani dhe sekretari Haxhijaj, janë takuar edhe me presidentin e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Amar Addadi, me të cilin biseduan për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare Tarragona 2018, ku Kosova do të marrë pjesë për herë të parë.

Presidenti Addadi shprehi kënaqësinë që Kosova merr pjesë për herë të parë në Lojërat Mesdhetare, në mesin e 26 shteteve tjera.

Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, mbahen prej 22 qershor – 1 korrik 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat