Dështimet e Arsenalit, pa fitore si mysafir në vitin 2018 në Premier Ligë

Sporti

Dështimet e Arsenalit, pa fitore si mysafir në vitin 2018 në Premier Ligë

Më: 17 prill 2018 Në ora: 13:10
Ilustrim

Klubi londinez shënuar një rekord tejet negativ në elitën e futbollit anglez.

Arsenali pësoi disfatën e pestë në fushën kundërshtare, një ecuri negative që nuk e
provonte prej vitit 1984 në ligën angleze.

Skuadra e trajnerit Arsene Wenger i ka humbur të gjitha përballjet jashtë “Emirates
Stadium” në vitin 2018, duke shtuar presionin rreth francezit për një dorëheqje të
mundshme pas më shumë se dy dekadash në të njëjtin post, raporton KosovaPress.

Aktualisht, Arsenali është në vendin e gjashtë, jashtë çdo objektivi dhe në rrezik
real për t’u parakaluar edhe nga Burnley, që përfaqëson vendin e fundit
pjesëmarrës Ligën e Evropës.

Madje edhe një fakt mjaft interesant është që në të gjitha ligat profesioniste në
Angli, Arsenali mbetet klubi i vetëm që si mysafir nuk ka fituar të paktën një pikë
gjatë vitit kalendarik 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat