Zidane: Unë e dua, kurse ai mendon të kundërtën

Sporti

Zidane: Unë e dua, kurse ai mendon të kundërtën

Më: 17 prill 2018 Në ora: 07:22
Zinedin Zidane

Zinedin Zidane i thuri elozhe mesfushorit, Isco Alarcon duke thënë se është një lojtar shumë i rëndësishëm për Real Madridin.

Trajneri i Realit theksoi se ndonjëherë Isco mendon se nuk e vlerësoj dhe nuk e dua. 

“Unë e kam thënë gjithmonë që Isko është një lojtar i rëndësishëm dhe i vlefshëm për skuadrën tonë. Ai këtë vit ka luajtur më shumë sesa vjet. Jam i kënaqur me faktin që shënoi gol sepse e meritonte. Ndonjëherë i shkon ndërmend se unë nuk e vlerësoj dhe nuk e dua.

“Benzema? Do t’i kishte pëlqyer të shënonte, por duket se këtë vit e ka të vështirë të gjejë rrjetën. Skuadra reagoi mirë pas ndeshjes në mesjavë në Ligën e Kampionëve dhe punoi në shumë situata të ndryshme”, tha trajneri i Realit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat